KLSH- Probleme ligjore në rrugënDurrës-Kukës-Morinë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vënë re se në kontratën për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë ka probleme ligjore. Për këtë ka dorëzuar edhe kallëzime penale në prokurori. Kreu i këtij institucioni , Robert Ceku pohoi gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë se gjatë kontrollit të ushtruar për kontratën e rrugës Durrës-Kukës janë evidentuar shkkelje të rënda. Sipas Cekut autorët do të ndiqen penalisht për veprën e kryer. Ai është shprehur kundër ndryshimit të shpeshtë të legjislacionit pasi sipas tij kjo pengon punën e biznesit dhe të administratës.