Greqia fton Maqedoninë të dialogojnë për çështjen e emrit.
Greqia i ka bërë ftesë Maqedonisë që të rifillojnë negociatat në mënyrë që t'i gjendet një zgjidhje çështjes së emrit kushtetues të vedit. 'Shkupi duhet të pranojë ftesën për dialog për të shkuar në të ardhmen evropiane, por jo duke u bazuarnë të kaluarën ballkanike"- është shprehur kryeministri grek Kostas Karamanlis, në fjalimin e mbajtur në forumin ekonomik në Athinë. Karamanlis ka përsëritur se synohet gjetja e një zgjidhjeje të përbashkët ku nuk do të ketë fitimtarë apo humbës.