E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni, ndryshime per te perndjekurit

Kuvendi rinis diskutimet dhe debatet mbi ish te perndjekurit politike. Ne Komisionin e Ligjeve, do te shqyrtohen sot disa ndryshime ne ligjin per "Institutin e Integrimit te perndjekurve politike". Ndryshime, te cilat vendosin ne varesine e Ministrise se Drejtesise, kete institut. Projekti i propozuar nga qeveria, parashikon qe ky institut, te jete tashme ne varesine e Ministrise se Drejtesise, institucion i cili ka marre persiper edhe te drejten per shperndarjen e parave ne forme demshperblimi per kete pjese te shoqerise. Sipas ndryshimeve, te cilat pritet te sjellin jo pak diskutime ne mbledhjen e sotme, ky institut nuk do te jete me ne varesi te Keshillit te Ministrave, por ne varesine e Ministrise se Drejtesise, per te qene sa me afer edhe me fushen e veprimtarise se ketij institucioni, ku depozitohet dosja nga ish te perndjekurit per perfitimin e demshperblimit te tyre. Sipas relacionit te projektligjit, funksionimi i Institutit prane ministrit te Drejtesise do te ndikonte ne nje bashkerendim me te mire te punes ne kuader te integrimit te ish-te perndjekurve politike ne shoqeri, pasi ne varesi te ministrit te Drejtesise funksionon dhe sektori i trajtimit te kerkesave per demshperblimin e ish-te denuarve dhe ish-te perndjekurve politike. Ne te percaktohet qe struktura dhe rregullorja e ketij instituti te miratohen nga ministri i Drejtesise, i cili emeron dhe shkarkon edhe drejtorin e ketij instituti, ndersa buxheti i tij do te miratohet si ze i vecante brenda buxhetit te ministrit te Drejtesise. Instituti i Integrimit te ish te perndjekurve politike, eshte krijuar qe vitin 1997, si nje organ prane Keshillit te Ministrave, me qellimin e vetem per te ndjekur ceshtjet qe lidhen me integrimin ne jeten e shoqerise shqiptare te ish-perndjekurve politike nga regjimi komunist. Nderkohe qe prej kohesh, kryeministri Sali Berisha ka kerkuar nga Kuvendi qe te miratoje sa me pare projektligjin qe ndodhet ne zyrat e komisioneve per institutin e kujteses kombetare. "Ju lutem ta shqyrtoni ligjin dhe te avanconi ngritjen e ketij instituti i cili dallon nga instituti polak, i cili ka seksione policie, seksione gjykatash, etj. Ky eshte nje institut i ngjashem me institutin cek, i cili synon te zbardhe te gjithe te verteten e barbarive te regjimit komunist. Instituti ka gjithashtu te drejten e dergimit ne prokurorine e vendit te materialeve te cilat faktojne krime te renda, por nuk ka te drejte te kete as seksione prokurorie, hetuesie, apo gjykate. I tille eshte vetem instituti i kujteses se republikes se Polonise", ka bere thirrje kreu i qeverise. R. Rapushi
Task-Force per eshtrat
Nje Task Force e posacme, do te merret me kerkimin, gjetjen dhe identifikimin e te ekzekutuarve nga regjimi diktatorial. Keshtu premtoi kohe me pare kryeministri Sali Berisha. Ai i kerkoi Ministrit te Brendshem, Lulezim Basha, qe te hartoje nje projekt te plote mbi kete ceshtje, i cili do te diskutohet, shqyrtohet dhe me pas miratohet nga Keshilli i Ministrave. Kjo Task Force, do te merret me kerkimin, gjetjen, e trupave te burrave dhe grave, intelektualeve te ketij vendi, punonjesve qe u ekzekutuan barbarisht nga regjimi "hoxhist. Per kete ceshtje, jane angazhuar te gjitha institucionet qe t'u pergjigjen detyrimeve te tyre. Nga ana tjeter, ekzekutivi ka premtuar demshperblim
per cdo shtetas qe do te jape informacione te vyera per vendndodhjen e varreve masive te ekzekutuarve gjate regjimit komunist. Kohe me pare, nje qytetar njoftoi per ekzistencen e nje varreze me 19 kufoma ne periferi te kryeqytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›