Komisioni parlamentar për Ekonominë shqyrton raportet e komisioneve të tjera parlamentare
24-11-2011 / Gazeta 55
Projektligji “Për buxhetin e 2012-s”
Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dje raportet e komisioneve të tjera parlamentare, lidhur me projektligjin “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2012”, i cili ka kaluar dhe në parim nga këto komisione. Mazhoranca e ka cilësuar Buxhetin e shtetit, të vitit 2012, si një projekt madhor të qeverisë për thellimin e reformave të progresit dhe të integrimit evropian. Opozita në qëndrimin kundër ndaj buxhetit, thekson se, fondet janë të pamjaftueshme për rritje dhe zhvillim në sektorë të ndryshëm. Komisioni për Ekonominë dhe Financat do të shpallë raportin e vet dhe në seancën plenare, të parashikuar për diskutimin dhe votimin e Projektbuxhetit për vitin e ardhshëm