E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, ligji në Kuvend, test për votat e opozitës, pas marrëveshjes PD – PS

24-11-2011 / Gazeta 55

Projektligji për ndryshimet në Kodin Rrugor kalon në të gjitha komisionet parlamentare

Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Energjetikës, miratoi dje në parim ndryshimet në Kodin Rrugor. Miratimi në parim kaloi unanimisht me votat e deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sot, projektligji pritet të shqyrtohet nen për nen në komisionin parlamentar të ligjeve, i cili më pas do të drejtohet drejt Parlamentit. Projektligji për kodin rrugor, është një nga ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar vota është pjesë e ligjeve me 3/5. Në bazë të ndryshimeve në Kodin Rrugor, parashikohen dënime drastike me gjoba, për rastet e shkeljes së ligjit. Amendimet e ligjit kanë si synim reduktimin e numrit të aksidenteve, të cilat prej vitesh janë kthyer në ngjarjet më tragjike të vendit. Sistemi i gjobave do të ndryshojë nga 5 mijë lek (të reja), deri në 40 mijë lek (të reja). Tejkalimi i shpejtësisë, nëse me ligjin e vjetër gjoba ishte 500 deri në 2000 mijë lek, me ligjin e ri bëhet 2000 deri në 8000 mijë lek. Drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, nëse më parë gjobiteshin nga 500 deri në 2 mijë lek (të reja), me ligjin e ri kjo shkelje do të ndëshkohet me 2000 deri në 8 000 lekë (të reja). Gjoba për parkimin e gabuar nga 4 000 mijë lek që ishte me ligjin e vjetër, amendimet në Kodin Rrugor, parashikojnë një dënim drastik deri në 16 000 lek (të reja). Gjoba ndryshon edhe për alkoolistët në timon nga 2.5 mijë lek në 10 000 – 40 000 lek (të reja). 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›