Gjykata Kushtetuese: Prishja e Piramidës, një vendim legjitim i parlamentit – rrëzohet kërkesa e PS-së
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje kërkesën e Partisë Socialiste për pezullimin e zbatimit të ligjit “Për rregullat dhe procedurat e ndërtimit të Kompleksit të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”. Socialistët kërkuan shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën ligjin për Kompleksin Parlamentar dhe pezullimin e zbatimit të tij deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese. Përkundrejt kësaj pike të fundit, Gjykata vendosi shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të neneve 3, 5, 6, 8 të ligjit nr.10449, datë 14.07.2011 “Për rregullat dhe procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë;” dhe pezullimin e zbatimit të këtij ligji deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese. Lidhur me pikën 1 të objektit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese është tërhequr për t’u shprehur më vonë me një vendim përfundimtar të arsyetuar. Ndërsa lidhur me pikën 2 të objektit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit, pasi nuk plotësohen kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.”