Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton në parim projektligjin Për disa ndryshime në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2009 Për buxhetin e vitit 2010
Komisioni për Ekonominë dhe Financat filloi sot punën me shqyrtimin në parim të ndryshimeve në buxhet, pas paraqitjes që Ministri i Financave, Ridvan Bode bëri në mbledhjen e një dite më parë.
Përfaqësuesit e opozitës në Komision kërkuan nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave të pranishëm në mbledhje të dhëna të detajuara në lidhje me zërat e buxhetit, metodologjinë e llogaritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto, metodologjinë e ndjekur për llogaritjen e borxhit dhe planin konkret të parashikuar për uljen e tij, etj.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit të mazhorancës u shprehën se tashmë shpjegimet për këto çështje janë ezauruar nga Ministri i Financave. Deputetët vlerësuan ndryshimet e buxhetit, të cilat vijnë si rezultat i analizës së impaktit në ekonominë reale të politikave të aplikuara deri më tani në bazë të buxhetit vjetor për vitin 2010. Gjithashtu, gjatë diskutimeve u theksua se buxheti ka marrë edhe vlerësimin maksimal të përfaqësuesve më të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët kanë theksuar se ekonomia shqiptare është jo vetëm një ekonomi e konsoliduar, por gjithashtu është ekonomia që ka njohur rritjen më të lartë në rajon e më gjerë. Më tej, gjatë diskutimeve u vu në dukje fakti se Qeveria synon të ndihmojë ekonominë nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave më të mira ekonomike. Masat e marra për shkurtimin e shpenzimeve janë tregues të një strategjie të kujdesshme në menaxhimin e buxhetit dhe përshtatjen e tij me ekonominë reale. Deputetët vlerësuan se në një kohë kur Bashkimi Europian përballet me borxhin e lartë, plakjen e popullsisë dhe rritjen e ngadaltë ekonomike, efektet e kësaj politike të kujdesshme do të jenë shumë pozitive në një prespektivë afatgjatë.
Komisioni e miratoi në parim projektligjin Për disa ndryshime në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2009 Për buxhetin e vitit 2010, ndërsa opozita u largua nga mbledhja në momentin e votimit.
Komisioni do të vazhdojë punën me shqyrtimin nen për nen dhe në tërësi të këtij projektligji në mbledhjet e ardhshme.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.