Komisioni për Çështjet Ligjore, Admimistratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton në parim projektligji Për disa ndryshime në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2009 Për buxhetin e vitit 2010.
Anëtarët e komisionit të ligjeve u njohën sot me ndryshimet e bëra nga Ministria e Financave lidhur me projektligjin për buxhetin e vitit 2010. Drejtoresha e buxhetit pranë kësaj ministrie, Mimoza Dhëmbi sqaroi se ndryshimet në këtë projektligj synojnë shkurtimet e shpenzimeve qeveritare dhe administrative me qëllim mbajtjen nën kontroll të defiçitit buxhetor si dhe borxhit publik.
Ekspertja e Ministrisë së Financave iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me institucionet dhe sketorët që preken nga shkurtimet operative, sa reduktohet buxheti etj. Në përgjigje të interesit të anëtarëve të komisionit, znj.Dhëmbi sqaroi se shkurtimi i shpenzimeve të buxhetit nuk prek funksionimin e institucioneve të pavarura. Po ashtu ajo sqaroi se për të gjitha institucionet janë bërë shpenzime të pandjeshme të shpenzimeve ndërkohë që janë hequr shpenzimet për projektet e panisura apo të paprokuruara.
Në mënyrë të veçantë, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave bëri të ditur gjithashtu se nga shkurtimet e shpenzimit të buxhetit nuk është reduktuar fondi i pensioneve por është kursyer fondi për rritjen e tyre. Nga ana tjetër ajo nënvizoi se për fondin e kompensimit të ish-të përndjekurve politikë si dhe për fondin e kthimit dhe kompensimit të pronave janë bërë disa shkurtime por për këto procese do të përdoren fondet e papërdorura nga viti 2009.
Rëndësi të jashtëzakonshme me ndryshimet e bëra në këtë projektligj ka mbajtja nën kontroll e borxhit publik. Sipas ekspertes së Ministrisë së Financave sa më e vogël të jetë huamarrja aq më pozitiv bëhet ritmi i zhvillimit ekonomik.
Pasi u njohën me ndryshimet përkatëse të shkurtimit të shpenzimeve në buxhetin e vitit 2010, anëtarët e komisionit të ligjeve e miratuan atë në parim.
Ndërkohë që projektligji Për disa ndryshime në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2009 Për buxhetin e vitit 2010 u shqyrtua sot në parim edhe nga Komisioni Parlamentar të Sigurisë dhe Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme.
Gjithashtu gjatë ditës sotme, Komisioni për Çështjet Ligjore, Admimistratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi e më pas miratoi dy marrëveshje të rëndësishme përkatësisht projektligjin Për ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për Shkëmbimin dhe Mbrojtjen Reciproke të Informacionit të Klasifikuar si dhe projektligjin Për Ratifikimin e Konventës së Qendrës së Zbatimit të Ligjit në Europën Juglindore.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.