E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon ambasadorin e Belgjikës Marc Michelsen, vend i cili ka marrë kryesinë e radhës në BE.

Kryetarja e Kuvendit takoi sot ambasadorin e Belgjikës Marc Michelsen, vend I cili ka marrë kryesinë e radhës në BE, së bashku me ambasadorin e Delegacionit të Komisionit Evropian, Helmuth Lohan. Kryetarja e Kuvendit i uroi suksese Belgjikës në 6-mujorin e presidencës së saj.

Në presidencën tuaj, tha zonja Topalli, ne presim ngjarje te mëdha për shqiptarët.

Gjate takimit u diskutua dhe rezoluta e PE-s, e miratuar tre ditë më parë, ku konfirmohet mbështetja e plotë për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Kryetarja e Kuvendit e cilësoi rezolutën si dokument realist dhe objektiv dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe vlerësimin e parlamentarëve evropianë, dhe autoriteteve të Belgjikës për reformat në Shqipëri.

Në këtë pikë ambasadori Belg konfirmoi dhe një herë mbështetjen e presidencës së vendit të tij ,ndaj liberalizimi të vizave dhe zgjerimit të BE, me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.


Duke trajtuar çështjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 Qershorit, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi qëndrimin e qartë të Parlamentit Evropian, që nuk lë vend për spekullime.

Ajo tha se ne mbështesim rezolutën në çdo pikë të saj.

Ne jemi të gatshëm në zbatimin e saj në çdo paragraf. Uroj që puna për implementimin e rekomandimeve të OSBE, ODHIR të fillojë sa më parë- u shpreh Kryetarja e Kuvendit.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›