Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton një marrëveshje
Në mbledhjen e datës 2 shtator 2008, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, të përfaqësuar nga Ministria Federale e Financave, për bashkëpunimin financiar, në prani të specialistëve të Ministrisë së Financave.
Kjo marrëveshje kuadër, e cila do të pasohet nga marrëveshje të veçanta, synon nxitjen dhe rritjen e bashkëpunimit financiar, ku qeveria Austriake, do të mbështesë dhënien e kredive të ndihmës, me terma koncencionare. Shuma e kredisë është 25 000 000 euro, për një periudhë deri në 2 vjet nga data e hyrjes në fuqi.
Komisioni e miratoi projektligjin me të gjitha votat pro të deputetëve të pranishëm.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.)