E Diel, 1 Nëntor 2026

Komision për Ekonominë dhe Financat miraton 6 projektligje

 

Në mbledhjen e datës 3 shtator 2008, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi këto projektligje:
1. Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin e zhvillimit kufitar të Qarkut të Kukësit, Shqipëri, për vitin 2007, nën instrumentin e ndihmës së paraaderimit (IPA) komponenti II bashkëpunimit ndërkufitar - i cili synon të kontribuojë në promovimin e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të rajonit të Kukësit, në kufi me Kosovën.
2. Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin e financimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë  në programin transnacional ERDF, të bashkëpunimit territorial evropian «Hapësira e Evropës Juglindore»,  nën instrumentin e ndihmës së paraaderimit (IPA), komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar për vitin 2007 që do të mbështesë financiarisht, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Ndihmës së Paraaderimit (IPA), 2007, komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, në programin e bashkëpunimit territorial transnacional ERDF, Hapësira e Evropës Juglindore.
3. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, për bashkëpumimin për zhvillim e cila mundëson një bashkërendim më të mire të ndihmës austriake, për fusha të ndryshme ekonomike dhe shoqërore.
4. Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9461, datë 21.12.2005 Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore, të ndryshuar;
5. Për miratimin e niveleve të tarifave doganore.
të cilat bëjnë përshtatjen e nomenklaturës së kombinuar të mallrave me atë të BE-së, e cila miratohet në 1 janar të çdo viti.
 Të gjitha këto projektligje u miratuan me të gjitha votat pro të deputetëve të pranishëm në mbledhje.
Komisioni diskutoi edhe projektligjin Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9663, datë 18.12.2006, Për koncesionet, i cili propozon që projektet shtesë, pasi është fituar koncesioni me konkurrim, në varësi të vlerës të tyre, të mos i nënshtrohen përsëri konkurrimit, por të miratohen drejtpërdrejt me akte të Këshillit të Ministrave. Ky projektligj u miratua me shumicë votash, pasi deputetët e opozitës votuan kundër.
 
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.)

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›