E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe miratoi Dekretin, Për emërim ministri të Ministrisë së Punëve dhe Çështjeve Sociale, zotin Anastas Duro

 

Kuvendi u mblodh në seancë plenare  ditën e hënë , më 6 tetor  2008, ora 18:00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
 
1.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 29.09.2008.
3. Projektligji Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7908, datë 5.4.1995, Për peshkimin dhe akuakulturën.
4. Projektligji Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.
5. Dekret nr. 5903, datë 02.10.2008, Për shkarkim ministri.
6. Dekret nr. 5904, datë 02.10.2008, Për emërim ministri.
7. Shqyrtimi dhe votimi i propozimeve për Inspektorin e Përgjithshëm për Kontrollin e Deklarimit të Pasurive.
Për votim
1. Projektligj Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 Për tatimin mbi vlerën e shtuar, të ndryshuar.
2. Projektligj Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme.
 
Në diskutimet jashtë rendit të ditës, deputetët trajtuan reformat integruese, komentuan ndalimin e  shtetasit boshnjak Damir  Fazllic, privatizimin e rrjetit të shperndarjes së KESH etj.

Në reagim të kërkesës së mocionit të mosbesimit të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri Sali Berisha ndër të tjera tha se  "pres me kënaqësinë më të madhe mocionin, vetëm të përgatitemi për transparencën më të madhe në historinë e këtij vendi të arkivës së krimit.
Në qoftë se doni të bëni mocion mosbesimi- vijoi më tej Kryeministri- jam plotësisht dakord. 
Në çdo formë jam dakord. Kjo do të jetë ora e transparencës, do të jetë dita e transparencës. Unë do të them të vërteta, vetëm të vërteta. Do të sjell vetëm film të vërtetë, do të sjell fotografi të vërteta"
 
Seanca plenare miratoi projektligjet e parashikuara në rendin e ditës si dhe  shtyu për në seancën e ardhshme shqyrtimin dhe votimin e "Propozimeve për Inspektorin e Përgjithshëm për Kontrollin e Deklarimit të Pasurive.

Punimet e seances u mbyll në orën 21.15.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›