E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit të rrugëve rajonale dhe lokale".

Komisioni për Ekonomisë dhe Financave diskutoi dhe miratoi projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të rrugëve rajonale dhe lokale. Marëveshja e nënshkruar në mars të 2010, parashikon ndërtimin nga 1 mijë deri në 1500 kilometra rrugë rajonale dhe lokale, me një kosto deri në 400 milion dollarë. Shpjegimet për marrëveshjen i dhanë përfaqësuesit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, struktura përgjegjëse për zbatimin e marëveshjes dhe nga Minstria e Financave. Ekspertët thanë se objekt i marrëveshjes së financimit të projektit të rrugëve rajonale dhe lokale, është të përmirësojë përqasjen ndaj shërbimeve kryesore të tregjeve ekonomike, nëpërmjet rrugëve të përshkueshme gjatë gjithë vitit.
Relatorja në Komision, deputetja Albana Vokshi u shpreh se marrëveshja është në përputhje të plotë me objektivat dhe prioritetet e qeverisë për plotësimin e infrastrukturës rrugore jo vetëm ato qendrore, por dhe lokale.
Deputetët e cilësuan marëveshjen me rëndësi jetike për zhvilimin ekonomik të zonave rurale, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe bizneseve lokale.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›