Kryetarja e Kuvendit kërkon mbështetjen e Vatikanit për heqjen e vizave dhe anëtarësimin në BE.
Në mjediset e Nunciaturës Apostolike, Ambasadës së Selisë së Shenjtë në Tiranë, Kryetares së Kuvendit iu rezervua një takim të veçantë nga Kardinali Zenon Grocholevski një prej Kardianalëve më të njohur të Vatikanit me një peshë të rëndësishme përmes karrierës së tij të gjatë në fushat e legjislacionit dhe edukimit.
Vi me kënaqësi në Shqipëri të shoh zhvillimin dhe transformimet, tha Kardinali Grocholevski, duke shtuar se, zhvillimi i Shqipërisë në pak vite, është shumë i dukshëm.
Për Kryetaren e Kuvendit mbështetja e Vatikanit gjatë gjithë këtyre viteve mbetet shumë e vyer për të gjithë shqiptarët.
Zëri i Vatikanit ka qenë gjithnjë një zë mbështetës në çdo hap të zhvillimit të Shqipërisë dhe, Kryetarja e Kuvendit në këtë takim kërkoi mbështetjen e Vatikanit për heqjen e vizave dhe anëtarësimin në BE.
Kryetarja e Kuvendit dhe Kardinali Grocholevski biseduan mbi vlerën e rrallë të shqiptarëve; bashkëjetesën fetare.
Këtë bashkëjetesë, Kryetarja e Kuvendit e cilësoi si një model unik në Europë, dëshmi e një mendësie të hapur dhe vizioni perëndimor të shqiptarëve.
Edhe kardinali Grocholevski tha se kjo vlerë e jashtëzakonshme e shqiptarëve është një aset që duhet ruajtur e duhet promovuar.
Kryetarja e Kuvendit tha se në këtë vit të 100 vjetorit të lindjes së humanists së madhe,
shqiptares së admirueshme botërisht, Nënë Terezës, do të ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme ardhja e Papa Benediktit XVI, ftesë që i është përcjellë nga Kryeministri Berisha në Vatikan.
Duke u ndalur në personalitetin universal të Nënë Terezës, Kardinali Grocholevski tha se, Nënë Tereza, bamirësja me gjak shqiptar do të ishte një krenari për çdo komb.