E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton në parim, ndryshimet në projektligjin Për disa ndryshime në ligjin nr.10190, datë 26.11.2009 Për Buxhetin e vitit 2010.

Pas një diskutimi të gjerë dhe të hollësishëm në komisionet parlamentare, projektligji Për disa ndryshime në ligjin nr.10190, datë 26.11.2009 Për Buxhetin e vitit 2010, u diskutua sot në seancë plenare. në një debat maratonë.

Fillimisht, Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Edmond Spaho njohu deputetët e opozitës dhe mazhorancës, me raportin për vlerësimin e projektligjit për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2010.
Në këtë raport theksohet se pamvarësisht vështirësive të shkaktuara nga kriza ekonomike botërore, rritja e ndjeshme e pagave dhe pensioneve, përbën një veçori dalluese dhe masë e cila do të ndikojë jo vetëm në stmulimin e konsumit, por edhe në përmirësimin e mirëqënies sidomos të shtresave me të ardhura të ulta.

Neë vlerësimin për ndryshimet në buxhet theksohet se mosprekja e politikave të ndihmes ekonomike, përkrahjes sociale dhe subvencionit të energjisë elektrike, si dhe shpenzimeve të tjera është shprehje e kujdesit për shtresat në nevojë.

Zoti Spaho tha se si rjedhojë e politikave makroekonomike, fiskale e monetare të kujdesshme dhe të balancuara, vendi ynë ka ruajtur ritme pozitive të rritjes ekonomike.

Shqipëria ishte nga te paktat ekonomi, që jo vetem nuk ra në reçension, por përkundrazi shënoi rritje te dallueshme. Rritja ekonomike u shoqërua me nivel të ulët të inflacionit prej 2.2% u shpreh ai.

Në vijim Ministri i Financave, Ridvan Bode prezantoi detajet e ndryshimeve në buxhetin e vitit 2010. Zoti Bode sqaroi se projektligji i propozuar synon konsolidimin e rritjes ekonomike nga 2.2% ne tremujorin e pare te vitit 2010, në 4.1% në fund të vitit, reduktimin e nivelit të defiçitit buxhetor nga 3.9 për qind, në 3.1 për qind të PBB-së, si dhe mbajtjen e borxhit publik në nivelin 59.5 për qind të PBB-së.

Ministri Bode ndër të tjera tha se, qeveria nisur nga zhvillimet e tregjeve globale është në fazën e përfundimit të të gjitha marrëveshjeve, që në periudhën 2011-2013 të financojë në investimet publike të buxhetit dhe të ndërmarrjeve publike të vendit.

"Janë reth 3 miliardë euro, të cilët do të akordohen nga bankat e zhvillimit me norma të ulëta interesi dhe me afat të gjatë shërbimi. Kjo do të bëjë të mundur që kërkesa e buxhetit të shtetit në perspektivë për të financuar deficitet vjetore do të jetë gjithnjë më e ulët dhe fondet e brendshme fondet tregtare të mund të përdoren tërësisht nga biznesi privat për të financuar rritjen e lartë ekonomike, që presin të rikthehet shumë shpejt tha ministri Bode.

Në fjalën e tyre, deputetët e opozitës e kundërshtuan projektligjin, duke pretenduar se ai rrit deficitin buxhetor dhe borxhin publik, rrit koston e shërbimit të borxhit dhe pakëson mbështetjen ndaj biznesit, duke krijuar premisa per rënjen e ritmeve të rritjes ekonomike. Reduktimi i investimeve publike, sipas tyre, vështirëson realizimin e prioriteteve në sektorë te veçantë, si dhe vështirëson përfundimin e punimeve në disa objekteve publike.

Deputetët e mazhorancës, duke vlerësuar ndryshimet e bëra në buxhet nënvizuan faktin se gjatë kësaj periudhe, falë politikave të mira fiskale ka patur një rritje të konsiderueshme në lidhje me investimet e huaja direkte, të cilat për 3-mujorin e parë 2010 jane 29 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2009. Ata vlerësuan ndër të tjera se zhvillime pozitive ka patur në sistemin bankar, ku evidentohen rritje e nivelit të depozitave me 12% dhe e kredise per sektorin privat me 6%.

Gjatë diskutimeve u theksua se shkurtimi i disa shpenzimeve buxhetore do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e ambientit të biznesit, rritjen e kreditimit për sektorin privat dhe zgjerimin e forcimin e tij, për të bërë të mundur rritjen e prodhimit të brendshëm dhe realizimin e të ardhurave e shpenzimeve, sipas objektivave.

Ndërkohë deputetët mbajtën një minutë heshtje për 14 viktimat e aksidentit tragjik, automobilistik në Gjegjan.

Në emër të grupit parlamentar socialist foli deputeti, Ilir Beqj, i cili tha se ndryshimet e buxhetit rëndojnë problemet ekonomike të shqiptarëve. Sipas zotit Beqja, ndryshimet në buxhet nuk kanë pasqyruar shifra dhe të dhëna konkrete, që sipas grupit parlamentar socialist, synojnë të fshehin vëshirësitë në ekonominë shqiptare.
Zoti Beqja foli për të ashtuajturën krizë në buxhet, që sipas tij e ka fillin në shpenzimet për zgjedhjet e 28 Qershorit dhe më tej theksoi se ndryshimet në buxhet do të prekin fondet e kompensimit për energjinë dhe shtresat në nevojë.

Pas këtij qëndrimi , deputetë socialistë u larguan nga salla plenare.
Në emër të grupit parlamentar demokrat, ministri i Financave Ridvan Bode tha se opozita në këtë seancë kishte një rast shumë të mirë për të shprehur alternativën dhe programin e saj për ekonominë shqiptare dhe për tu ballafaquar me qeverinë për çështjet që sbie dakort

U ballafaquam me opozitën, e cila kishte pamfletin, që kyetari i bashkisë u vë në gojë çdo deputeti , si një avaz të përditshëm, që ska të bëjë aspak me realitetin ekonomik dhe të ardhmen e saj- tha ndër të tjera ministri Bode, duke shtuar se i vetmi shqetësim i opozitës, është kolltuku i pushtetit për kryetarin e bashkisë dhe të Partisë Socialiste."
Opozita e Ramës me tellallët e tij vë në në dyshim, jo vetëm shifrat e qeverisë, Bankës së Shqipërisë dhe Instat u shpreh zoti Bode, por dhe deklaratat e raportet e institucioneve ndërkombëtarë, që kanë çertifikuar treguesit ekonomikë të Shqipërisë.

Ministri Bode tha se "dyshimi dhe shtrembërimi për çdo të dhënë dhe shifër te ekonomisë që bën opozita, nuk mund të përbëjë program dhe alternativë për shqiptarët.
Më tej deputetët miratuan në parim ndryshimet e buxhetit për vitin 2010.

Duke ftuar deputetët të votojnë ndryshimet , ministri i Financave tha se ky është një buxhet që do të rëndojë për funksionarët dhe aspak për pensionistët. Ky buxhet nuk do të rrisë taksat për biznesin, por do ti mbajë të ulur ato. Buxheti tha ministri Bode është tërësisht i realizueshëm dhe shpreh vullnetin e qeverisë dhe të mazhorancës për një qëndrueshmëri financiare afatgjatë.

Seanca plenare i mbylli punimet në orën 22.00.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›