Mblidhet Komisioni parlamentar hetimor Për Hetimin e Fakteve, Rrethanave dhe Përgjegjësive të Masakrës së Tivarit, 1945.
Sot, u zhvillua mbledhja e parë e Komisionit Hetimor Për Hetimin e Fakteve, Rrethanave dhe Përgjegjësive të Masakrës së Tivarit, 1945. Mbledhja u drejtua nga z. Fatos Beja, Kryetar I Komisionit. Mbledhja u zhvillua në prani të përfaqësuesve të mazhorancës, pasi në të nuk morën pjesë përfaqësues të opozitës.
Z.Beja u bëri thirrje anëtarëve të opozitës të jenë pjesë e komisionit, pasi ai ka të bëjë me hetimin e një ngjarjeje shumë të rëndësishme, në historinë e shqiptarëve dhe të rrajonit.
Pas zgjedhjes së z.Viktor Gumi si sekretar i komisionit , deputetët shkëmbyen mendime mbi hartimin e planit paraprak të hetimit ,mbi mënyrën sesi do të mblidhet informacioni i nevojshëm, dhe të kontaktohen dëshmitarët, si dhe mbi bashkëpunimin me arkivat e vendit dhe ato të shteteve të rajonit.
Komisioni gjithashtu diskutoi mbi përzgjedhjen e ekspertëve dhe të specialistëve të tjerë të jashtëm, në ndihmë të punimeve të komisionit.
Komisioni do të zhvillojë hetimet, në përputhje me parimet kushtetuese dhe Ligjin mbi veprimtarinë e komisioneve hetimore të Kuvendit.
Komisioni fton të gjithë personat që kanë dijeni të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për masakrën e Tivarit, tia dërgojnë ato Komisionit Hetimor pranë Kuvendit të Shqipërisë.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.