Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miraton projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes të tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve E.F.T.A."
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi dhe miratoi projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes të tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve E.F.T.A. dhe të marrëveshjeve për bujqësinë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës e Principatës së Lihteinshteinit, Republikës së Shqipërisë e Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Shqipërisë e Republikës së Islandës, si pjesë përbërëse të saj.
Kjo marrëveshje është rezultat i procesit të liberalizimit dhe lehtësimit të tregtisë, që Shqipëria ka ndërmarrë me nënshkrimin e marëveshjeve të tilla me BE, ( e parashikuar në Marëveshjen e Asocim Stabilizimit), vendet e Evropës Juglindore dhe me Turqinë.
Marrëveshja kryesore mes Shqipërisë dhe shteteve të EFTA-s ( Konfederata e Zvicrës e Lihtenshteinit, Republika e Islandës dhe Mbretëria e Norvegjisë) përfshin tregtinë e mallrave industriale dhe produkteve bujqësore e të peshkimit, si dhe të gjitha masat dhe elementët e tjera që rregullojnë procesin tregtues të tyre.
Sipas relatorit në komision, deputetit Sybi Hida, kostot e marëveshjes kanë një efekt të papërfillshëm te buxheti i shtetit, ndërkohë që impaktet e saj sjellin rritje ekonomike, shtim të eksporteve dhe të importeve, nxitjen e investimeve të huaja direkte ndërmjet vendeve palë të marëveshjes, eliminimin e monopoleve shtetërore etj.
Marëveshje të tilla ligjore janë ndër standartet që, Shqipëria duhet të plotësojë në kuadrin e marrjes së statusit të vendit kandidat, për anëtarësim në BE.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.