Komisioni për Integrimin Europian dhe Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shyrtojnë dhe miratojnë Projektligjin Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 8897, datë 16.5.2002 Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi sot projektligjin
Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 8897, datë 16.5.2002 Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

Ky projektligj vjen si domosdoshmëri e zhvillimit ekonomiko-industrial në Shqipëri, proces i cili ka sjellë dhe dukuri e probleme të reja në cilësinë e ajrit dhe mjedisit në tërësi.
Në komision merrnin pjesë ekspertët e Ministrisë së Mjedisit, të cilët shpjeguan aspektet teknike dhe teorike të ndryshimeve dhe shtesave, që po i bëhen Ligjit 8897 të vitit 2002 Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.
Projektligji sjell hapësira të reja ligjore për ruajtjen dhe menaxhimin sa më të mirë sipas kritereve evropiane, të cilësisë së ajrit në Shqipëri. Deputetët vlerësuan paraqitjen e këtij projektligji si një hap i rëndësishëm në plotësimin e standarteve të integrimit të Shqipërisë në BE. Kryetari i komisionit Jemin Gjana tha ndër të tjera se Shqipëria ka bërë hapa përpara në mbrojtjen e mjedisit, fakt i cili konstatohet dhe në raportet e institucioneve shkencore mjedisore të BE-së dhe më tej. Projektligji Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 8897, datë 16.5.2002 Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, i cili i paraprin përafrimit me direktivat e BE-së, në fushën e mbrojtjes së mjedisit, parashikon dhe hartimin e një Plani Kombëtar të Veprimit për cilësinë e ajrit.
I njëjti projektligj u shqyrtua dhe u miratua sot në parim, edhe në Komisionin parlamentar për Integrimin Europian