Komisioni për Politikën e Jashtme zhvillon seancë dëgjimore me dy kandidatë për ambasadorë pranë Misionit të OSBE në Vjenë dhe resident në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane
Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me dy kandidaturat e propozuar për Ambasadorë të Jashtëzakonshëm të Republikës së Shqipërisëë pranë Misonit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë si dhe në Uashington resident, Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane, jorezident.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gazmend Turdiu prezantoi dy kandidaturat, z.Gilbert Kalanxhi për në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane dhe z.Spiro Koçi pranë Misionit të OSBE në Vjenë.
Fillimisht anëtarët e komisionit u njohën me prezantimin e z.Kalanxhi, i cili theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dy palëshe si dhe nxitjen e takimeve në nivele të larta. Në mënyrë të veçantë, z.Kalanxhi theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, politikës dhe ekonomisë.
gjithashtu, z.Kalanxhi tha se një rëndësi të veçantë do të ketë nxitja e liberalizimit të vizave midis vendeve që ai do të përfaqësojë dhe Shqipërisë. Kjo sipas tij do të ishte një nxitje e mirë për shkëmbimet tregëtare, politike por edhe kulturore. Nga ana tjetër, kandidati për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane theksoi se një rëndësi të veçantë do të ketë bashkëpunimi me SHBA për nxitjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës me vendet që ende nuk e kanë njohur.
Ai tha se një vëmendje të rëndësishme do të ketë edhe forcimi i bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore me qendër në Uashington si një mënyrë të nxitur investitorët amerikanë të investojnë në Shqipëri.
Në vijim, anëtarët e komisionit u njohën me kandidaturën për ambasador pranë Misionit të OSBE në Vjenë, z.Koçi cilësoi si prioritet të tij gjatë ushtrimit të kësaj detyre rritjen e bashkëpunimit me këtë mision përsa i përket çështjeve rajonale, të sigurisë, marrëdhënieve ndëretnike në rajon, forcimin e institucioneve demokratike etj.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.