E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi relacionin për dekretin e tretë për emërimin e anëtarëve në Gjykatën e Lartë

//

Pas zhvillimit të seancave dëgjimore me dekretet e presidentit lidhur me emërimet për anëtarët e Gjykatës së Lartë, Komisioni i Ligjeve nisi sot diskutimin për dekretin e tretë të Presidentit të Republikës lidhur me emërimin e z.Vexhi Muçmataj për anëtar në Gjykatën e Lartë.

Fillimisht, anëtarët e komisionit u njohën me relacionin e përgatitur nga deputeti Viktor Gumi mbi emërimin e Muçmataj, i cili tha se gjatë seancës dëgjimore, kandidati i propozuar nga presidenti nuk demontstroi transparencën e kërkuar dhe të merituar të procesit në lidhje me arsimimin e aktivitetin e tij profesional. Relatori tha se kandidati Muçmataj ka shërvyer në struktura represive në rregjimin e vjetër omunist në rolin e hetuesit dhe ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në hetimin e veprave të një natyre politike.

Relatori sqaroi se në bazë të seancës dëgjimore dhe përgjigjeve që z.Muçmataj dha ndaj pyetjeve të deputetëve, besimi tek ky kandidat në integritetin e tij moral dhe profesional është i mangët dhe ai nuk përbën kandidaturën e përshtatshme për të dhënë përlqimin e komisionit dhe të Kuvendit për detyrën madhore të gjykatësit të lartë.

Pasi u njohën me relacionin e përgatitur nga dpeuteti Gumi, anëtarët e komisionit vërejtën të gjitha mangësitë profesionale të z.Muçmataj për të qenë anëtar në Gjykatën e Lartë dhe miratuan propozimin e relatorit që Kuvendi ashtu si Komisioni i Ligjeve të mos japë pëlqimin e tij për këtë kandidaturë.

Në vijim, anëtarët e komisionit të ligjeve shqyrtuan edhe dy projektligje të rëndësishme ai për Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8308, datë 18.03.1998, Për transportet rrugore, të ndryshuar si dhe Për ratifikimin e Protokollit shtesë të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për zbatimin e garancive në të gjitha veprimtaritë bërthamore të Shqipërisë.

Print Email var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›