Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvillon seancë dëgjimore mbi probleme të Forcave të Armatosura
Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Ministrin e Mbrotjes, Arben Imami mbi sistemin e ri të edukimit të ushtarakëve dhe Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare dhe bashkëveprimi i kësaj strukture me institucionet e tjera shtetërore, që kanë interesa në det
Në një kohë kur sistemet e armatimit dhe të teknologjisë rrezikojnë të dalin shpejt jashtë përdorimit për shumë shkaqe, ku edhe avancimi teknologjik konsiderohet si njëri nga më të rëndësishmit, mendojmë se përqëndrimi i përpjekjeve te fuqia njerëzore është njëra prej alternativave më të sigurta, tha, ndër të tjera, Ministri i Mbrojtjes përpara Komisionit. Duke shprehur vlerësim maksimal për bashkëpunimin me Komisionin për Sigurinë Kombëtare, zoti Imami nënvizoi se puna e Ministrisë së Mbrojtjes është përqëndruar në tre drejtime kryesore, që konsistojnë në: hartimin e strategjisë kombëtare për arsimimin e ushtarakëve, përmirësimin e ligjit të gradave dhe karrierës ushtarake, si dhe hartimin e statusit të ushtarakut. Të gjitha këto, vuri në dukje Ministri, synojnë që krahas përthithjes në radhët e Forcave të Armatosura të kapaciteteve më të mira, të minimizojnë edhe braktisjen e ushtrisë nga kapacitetet ekzistuese.
Anëtarët e Komisionit vlerësuan vizionin dhe vendosmërinë me të cilën Ministria e Mbrojtjes po punon për reformimin e sistemit të edukimit të ushtarakëve, duke bërë të mundur që Shqipëria ti ofrojë Aleancës së Atlantikut, në të gjitha strukturat e saj, oficerë cilësorë, të aftë që të marrin përsipër përgjegjësi jo vetëm në nivel kombëtar. Një tjetër temë në të cilën Ministri i Mbrojtjes u ndal gjatë raportimit të tij në Komisionin për Sigurinë Kombëtare ishte edhe Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) dhe bashkëveprimi i kësaj strukture me institucionet e tjera shtetërore, që kanë interesa në det. Deputetët vlerësuan punën e bërë nga kjo qendër, në bashkëpunim me institucionet e tjera, si dhe rezultatet mjaft premtuese në luftën kundër krimit dhe trafiqeve në det.