Presidenti Topi drejton takimin e grupit këshillimor ligjor.

19 prill 2010
Në funksion të përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nëpërmjet një procesi sa më transparent, profesional e në respekt të një tradite të mirë, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, ka thirrur një grup ekspertësh ligjorë për një takim konsultativ gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Në fillim të takimit, Presidenti Topi pasi i ka falënderuar të gjithë anëtarët e grupit të punës për gatishmërinë e tyre në ofrimin e asistencës juridike, i ka inkurajuar ata drejt standardeve të njohura e të pranuara për gjyqtarë me integritet të lartë moral e profesional. Presidenti Topi vuri në dukje se ky është një proces tejet i rëndësishëm jo vetëm për shkak të numrit të konsiderueshëm të vendeve vakante, por edhe për funksionin specifik që kanë këto dy Gjykata në strukturën institucionale të vendit. “Për shkak të kësaj rëndësie, kam qenë i hapur,” - vërejti Presidenti i Republikës, - “dhe u kam bërë thirrje konstante partive parlamentare që t’i kushtojnë gjithë vëmendjen e duhur përmirësimit të klimës politike, me qëllim krijimin e një shtrati bashkëpunimi për këto emërime. Politika duhet të ruajë strukturën e shtetit. Ajo duhet të jetë e harmonizuar për gjëra madhore!”
Më tej Kryetari i Shtetit theksoi se “ky proces konsultimi, në vijim të asaj tradite të mirë të krijuar tashmë, nuk është një proces mekanik, por një domosdoshmëri për evidentimin dhe vlerësimin e atyre elementëve që përbëjnë integritetin e duhur moral dhe kapacitetin më të mirë profesional në ushtrimin e funksionit të nderuar të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.”
Grupi i ekspertëve, i përbërë nga këshilltarët juridikë të Presidentit si dhe nga: Marjana Semini, drejtore e shkollës së Magjistraturës; Artur Kalaja, Kryetar i Unionit të Gjyqtarëve; Manjola Bejleri, Kryetare e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve; Prof. Dr. Skënder Kaçupi, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë; Prof. Dr. Aleks Luarasi; Maksim Haxhia, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, diskutoi mbi kriteret e publikuara nga Institucioni i Presidentit si konform standardeve më të mira demokratike për përzgjedhjen e profesionistëve më të spikatur.
Ekspertët ligjorë, në përfundim të këtij procesi konsultimi, do të paraqesin sugjerimet e tyre për standardet dhe kriteret, veç atyre ligjore, që mund të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, kritere që lidhen me etikën, moralin e nivelin profesional të kandidatëve, mbi bazën e të cilave Presidenti i Republikës do të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për emërimin e anëtarëve në këto Gjykata.
Në funksion të një procesi tërësisht transparent, në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Misionit “EURALIUS” të Bashkimit Evropian, të Pranisë së OSBE-së e të programit OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.