Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratojnë projektligjin Për taksën mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror.
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtuan dhe miratuan sot projektligjin Për taksën mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror.
Fusha e zbatimit të këtij projektligji shtrihet për trojet dhe ndërtesat e privatizuara nga shtetasit me ligjin 7512, trojet e paprivatizuara të ndërtesave të shitura nga ndërmarrjet shtetërore para hyrjes në fuqi të Ligjit 7512, trojet në përdorim të personave juridikë dhe tregtarë në përputhje me parashikimet e vendosura nga një ligj i veçantë, ndërkohë që përjashtohen nga zbatimi i këtij ligji, trojet turistike, ato në proces legalizimi, apo troje shtetërore të dhëna me qëllim investimi. Sipas relatores në komisionin për Çështjet ligjore, deputetja Mesila Doda, ky projektligj synon të vendosë rregulla të qarta ligjore për mënyrën sesi do të përfitohen të ardhurat nga taksat e përdorimit të truallit shtetëror. "Mbledhja e kësaj takse do të sjellë rritje në buxhetin e shtetit , -tha deputetja Doda, gjë që do të mundësojë shlyerjen më të shpejtë dhe më efektive të dëmshpërblimit të shtresës së ish pronarëve.
Sipas deputetëve, ky projektligj do të mundësojë zgjidhjen përfundimtare të procesit të privatizimit. Projektligji Për taksën mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror u mbështet dhe në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku deputetët e vlerësuan këtë projektligj si një hap shumë të rëndësishëm për privatizimin e trojeve shtetërore si dhe ndryshuan disa nene. Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi dhe miratoi në mbledhjen e sotme dhe projektligjin Për disa shtesa në ligjin nr. 8691, datë 16.11.2000 Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve, të ndryshuar.