Presidenti Topi takohet sërish me Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës.

22 shkurt 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u takua sërish sot pasdite me Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Mevlut Kavushoglu. Në takim ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Në këtë takim mes personaliteteve më të larta të shtetit shqiptar dhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës biseda u përqendrua në tryezën politike të bisedimeve mes mazhoracës dhe opozitës, të zhvilluar nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
Nga ana e tyre, parlamentarët e Këshillit të Evropës të kryesuar nga Presidenti Mevlut Kavushoglu e informuan Kreun e shtetit shqiptar rreth rezultateve të takimeve të tyre të zhvilluara gjatë gjithë ditës me Kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës, Rama për të gjetur pikëtakimet e mundshme, për të afruar palët drejt një marrëveshje dhe për të zgjidhur përfundimisht ngërçin politik të institucioneve shqiptare.
Bisedimet dhe negociatat politike do të vazhdojnë nesër.