Kryetarja e Kuvendit, pret Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Mevlut Cavusoglu.
Kryetarja e Kuvendit bëri një ekspoze të zhvillimeve në Shqipëri, në mënyrë të veçantë pas rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Ajo vlerësoi miratimin e kësaj rezolute, rikonfirmoi vlerësimin për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet, si edhe deklaratën më të fundit të bërë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Soares.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, jo vetëm si procesi më i mirë zgjedhor në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, por edhe si një gur i rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.
Ajo tha se, çdo përpjekje që cënon këtë arritje të madhe të Shqipërisë duhet konsideruar si përpjekje kundër interesave dhe aspiratave të popullit shqiptar. Si Kryetare e Kuvendit ajo garantoi se është e vendosur për të mbrojtur Kushtetutën, parlamentarizmin dhe shtetin ligjor.
Bojkoti si një mohim i demokracisë, është një praktikë e
dënueshme dhe si e tillë është konsideruar nga të gjithë dokumentat e institucioneve ndërkombëtare. Kryetarja e Kuvendit informoi për përpjekjet e saj insitucionale për të komunikuar me çdo deputet të opozitës, duke i ftuar ata të respektojnë Kushtetutën dhe mandatin që i ka dhënë populli. Kryetarja e Kuvendit informoi gjithashtu edhe për ofertën e bërë opozitës nga mazhoranca për ngritjen e një komisioni hetimor, i cili mund të funksionojë vetëm në zbatim të Kushtetutës, parimit të ndarjeve të pushteteve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.