Konferenca e Kryetarëve miraton Kalendarin Trejavor dhe Programin e Punës së Kuvendit
Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli u zhvillua sot, në orën 11:00, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve me praninë edhe të Nënkryetarëve të Kuvendit, si dhe të kryetarëve të Komisioneve Parlamentare.
Konferenca e Kryetarëve diskutoi dhe, në unanimitet, miratoi Kalendarin Trejavor dhe Programin e Punës së Kuvendit deri më 26 prill 2010.