E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese miraton në parim ligjin për sektorin minerar

Tiranë, 17 maj, NOA Projektligji Për Sektorin Minerar" është miratuar në parim nga Komisioni Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese. Ndërsa për miratimin e tij përfundimtar do të pyeten dhe grupet e interesit.

Komisioni Parlamentarë për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin nisi sot diskutimet në parim lidhur me projektligjin Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë.

Projektligji është prezantuar para deputetëve nga zv/ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali.

Sipas Alibalit, projektligji përcakton rregullat për zhvillimin e veprimtarive minerare në vend, ka për qëllim nxitjen e veprimtarive të këtij sektori duke siguruar transparencën dhe të konkurrencës së lirë.

Gjithashtu, projektligji synon rritjen maksimale të përfitimit publik nga veprimtaria minerare dhe garantimin e mjedisit dhe të qytetarëve nga rreziku minerar, tha ai.

Alibali u ndal në vendosjen e kuadrit ligjor dhe rregullator për nxitjen e investitorëve në këtë sektor.

Ai tha se ky ligj ka si synim të lehtësojë procedurat për marrjen e lejes duke iu përgjigjur në kohë kuadrit rregullator të marrë nga qeveria si dhe përcakton qartë rolin e shtetit si promovues i pasurive minerare.

Ndër të tjera se ndërmarrja e kësaj nisme ka për qëllim përafrimin e legjislacionit në fuqi dhe të kuadrit rregullator me direktivat e zbatuara në vendet e Bashkimit Europian.

Relatori i këtij projektigji, deputeti i PD, Selami Xhepa theksoi rëndësinë që ka ky ligj përsa i përket përcaktimin e konkurrencës së lirë si dhe mekanizmave financiare për të përcaktuar detyrimet përkatëse.

Nga ana tjetër, deputeti Xhepa vuri në dukje rëndësinë që ka rritja e bashkëpunimit me autoritetet vendore lidhur me këtë sektor.

Për tu njohur më në hollësi me detajet e projektligjit, anëtarët e komisionit drejtuan disa pyetje lidhur me klimën miqësore për investitorët e huaj, heqjen e burokracive, sa funksionale janë lejet e dhëna në sektorin minerar etj.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›