E Diel, 1 Nëntor 2026

Junker: I shqetësuar nga rënia e Euros


Jean-Claude Juncker, kreu i grupit të ministrave të Financave të zonës euro, deklaroi ditën e hëne se ishte i shqetësuar nga shpejtësia përmes të cilës po ulej norma e shkëmbimit të euros gjatë kohëve të fundit.
"Do të vëzhgojmë nga afër zhvillimet në tregje valutore dhe do të zhvillojmë bisedime mbi këtë. Nuk jam i shqetësuar nga norma e shkëmbimit valutor aktual, por nga shpejtësia me të cilën norma e shkëmbimit valutor është ulur", deklaroi ai në Bruksel.
Ai i bëri këto deklarata në një takim të ''Eurogrup'', forumi i ministrave të Financave të zonës euro. Euro pësoi rënie të fortë ditën e hënë deri në 1.2235 dollarë, niveli më i ulët i euros prej katër vitesh. Investitorët besojnë se problemet e borxhit në zonën euro nuk do të rëndojnë në terma afatgjata për sa i përket rimëkëmbjes ekonomike në Evropë, megjithëse vazhdojnë dyshimet për efikasitetin e planit mbështetës prej 750 miliardë euro, të vendosur që prej një jave për vendet që do të jenë në vështirësi. Shumë prej ekspertëve të ekonomisë europiane kanë parashikuar se për aq kohë që Portugalia, Spanja dhe Greqi kanë probleme të mëdha ekonomike, euroja do të ketë vështirësit të mëdha në tregun valutor ndërkombëtar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›