E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqet taksa e mjedisit për makinat e përdorura, shtohen tre të tjera

Drafti i Ministrisë së Financave për ndryshimet në taksat kombëtare, sot në komision për miratim

Ministria e Financave harton draftin për ndryshimin e taksave kombëtare. Sipas projektligjit pritet të shfuqizohet taksa që mjetet e përdoruara paguajnë për mjedisin se të zëvendësohet me tre taksa të tjera vjetore. Sipas draftit pronarët e mjeteve të përdorura

do të tariforen me taks të indorit të mjetet e përdorura me një formulë të ndryshuar, taksa për karbonin do të trefishohet dhe një tjetër taks do të jetë ajo që do të paguajnë mjetet me targa të huaja gjatë qëndrimit në vendin tonë. Taksa e karbonit nga 0.5 që ishte do të jetë 1.5 duke u trefishuar. Nga ana tjetër mjetet me targa të huaja do të paguajnë 1 euro për çdo ditë qëndrimi në vendin tonë.

Drafti

Formula e re Formula e re e Ministrisë së Financave, ndryshon në përcaktimin e koeficientit. Deri tani, për llogaritjen e doganës së makinës llogaritej cilindri i motorit, taksa fikse për karburantin që përdor makina dhe koeficienti i vitit të prodhimit. Ligji parashikonte që koeficienti për makinat të prodhuara para 10 viteve të ishte 0.0048, ndërsa koeficientet e tjerë ulen çdo tre vite. Taksa e re e propozuar nga Ministria e Financave parashikon një koeficient fiks prej 0.5 për çdo vit vjetërsie të makinës përautoveturat ndërsa për mjetet e tjera koeficienti do të jetë 0.25 për çdo vit prodhimi. Ky koeficient, do të përdoret edhe për llogaritjen e taksës së mjedisit për makinat që shiten brenda Shqipërisë. Pra për makinat që e kanë paguar taksën në doganë dhe poseduesit i shesin pas përdorimit për një kohë në vend. Taksa do të llogaritet si diferencë ndërmjet taksës së llogaritur në çastin e shitjes brenda vendit dhe asaj të paguar në doganë. Për formulën e re të llogaritjes së taksës së importit të mjeteve të përdorura janë bërë këshillime me ekspertë të Komisionit Evropian. Përjashtohen nga pagimi i taksës së mjeteve të përdorura të transportit në import dhe në shitje, autoveturat tip 4+1 vende dhe me cilindrat jo më shumë se 2500 kubikë kur këto mjete kalojnë në zotërim të invalidëve apo veteranëve të luftës. Projekt ligji është hartuar bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian se taksa e importit të mjeteve të përdorura është mbitaksë dhe nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, Ministria e Financave propozon rishikimin e mënyrës së vendosjes së kësaj takse, duke ruajtur qëllimin e kësaj takse mbrojtjen e ambientit, por edhe duke respektuar dispozitat e MSA.

Ndryshimi i taksave
Në projektligjin që pritet të marrë OK në kuvend sot në komisionin e Ekonomisë ndryshojnë një sërë taksash. Kështu hiqet taksa aktuale e mjedisit dhe në vend të saj futen tre taksa. E para është taksa e importit të mjeteve të përdorura për të cilën ndryshon formula e përllogaritjes. Formula e re është shumëzimi i cilindratës se makinës, me një koeficient fiks prej 0,5 për çdo vit përdorimi dhe me tarifë fikse prej 25 lekësh për naftën dhe 20 lekësh për benzinën. Kjo rëndon më shumë barrën për automjetet e përdorura pasi sipas relacionit të qeverisë parashikohen rritje të të ardhurave prej saj mbi bazën e të njëjtit numër mjetesh. Një tjetër takse me rritje është ajo karbonit, e cila trefishohet nga 0,5 që është aktualisht për çdo litër benzine behet 1,5 lekë, dha nga 1 lekë për naftën behet ne 3 lekë për litër. Po ashtu pëson rritje edhe taksa e rentës minerare e cila do të vazhdojë të ndahet 75 për qind për pushtetin vendor. Pjesë e kësaj pakete ndryshimesh është edhe heqja e taksës së qëndrimit prej 1 euro në ditë për makinat me targa të huaja, si edhe taksës së ambalazheve për të cilat është vendosur tashmë të futen në akcizë.

Formula e llogaritjes së taksave
Taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit.
- "Taksa fikse" për çdo autoveturë me benzinë është 20 000 (njëzet mijë) lekë,
ndërsa për çdo autoveturë me naftë 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë.
-"Cilindrata e motorit" është vëllimi i dhomës së djegies së motorit, i shprehur në
centimetër kub (cm3).

Taksat e reja
1.    Taksa e importit të mjeteve
2.    Taksa e karbonit trefishohet
3.    Makinat me targa të huaja 1 euro në ditë

Ornela Manjani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›