E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet naftë në botë, në Shqipëri rritet me 5.8 për qind

Çmimi i naftës është rritur me 5.8 për qind në tre muajt e parë të vitit 2010. nga na tjetër në tregjet ndërkombëtare çmimi i arit të zi është ulur me disa pikë duke shënuar deri në 70 dollarë për fuqi. Ndërkohë që ulja nuk është pasqyruar në tregjet vendase. Handikapi

është konstatuar edhe nga Banka e Shqipërisë e cila konstaton se në kohën që në tregjet ndërkombëtare nafta ka shënuar ulje në Shqipëri shënon rritje. Edhe pse tregu shqiptar mbulohet nga nafta e importit ndryshimi i çmimit në tregun tonë reflektohet vetëm në rastet kur çmimi në tregjet ndërkombëtare rritet. Çmimi naftës në vendin tonë pëson një tjetër rritje brenda pak javëve. Nafta ra poshtë 70 dollarëve të hënën, në nivelin më të ulët në tre muaj, duke zgjeruar humbjet në gati 17 për qind në dy javët e fundit, prej frikës së borxheve sovrane të Evropës, dobësimit të euros dhe fryrjes së depozitave amerikane të naftës. Euroja ra në nivele të ulëta 4-vjeçare, pasi ankthi mbi borxhet sovrane në eurozonë i bënë investitorët ti heqin paratë nga stoqet e korporatave, në favor të investimeve të sigurta, të tilla si ari dhe bonot shtetërore aziatike. Ndërsa çmimi i naftës në vendin tonë ka shkuar në 149 lekë nga 138 që ka qenë para disa javësh. Arsyeja mendohet sipas specialistëve se mund të jetë rritja e kërkesës nga konsumatorët si dhe forcimi i dollarit ndaj euros. Nafta në vendin tonë ka pasur një çmim mjaft të qëndrueshëm për një kohë të gjatë dhe që prej disa javëve ajo ka pësuar rritje të vazhdueshme të çmimit. Ndërkohë rritja e çmimit në botë shpjegohet gjithashtu me faktin e rritjes së vlerës së dollarit amerikan kundrejt monedhës evropiane duke qenë se dollari është monedha në të cilën kryhet shkëmbimi i naftës. Specialistët e shohin këtë rritje të çmimit dhe në një aspekt pozitiv pasi sipas tyre kjo tregon që ekonomia botërore po rimëkëmbet dhe kjo po ndikon edhe në rritjen e çmimit të naftës në përgjithësi. Rritja e çmimeve qe paralajmëruar që më herët nga Shoqata Kombëtare e Hidrokarbureve, e cila deklaroi se zhvlerësimi i lekut kundrejt dollarit si dhe rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, e bën të pashmangshëm rritjen e çmimit final për konsumatorët. Nafta Brent e Londrës ra 1,17 dollarë dhe u tregtua me 76,76 dollarë për fuçi. Depozitat amerikane në Kushing të Oklahomës u rritën në nivele rekord prej 37 milion fuçish për tetë javët e fundit. Kushingu është nyja që përdoret si pika bazë e vendosjes së çmimit të brutos amerikane. Dollari amerikan u rrit 0,69 për qind përkundër shportës së valutave të tregtisë. Çmimet e arit në sterlina shënuan nivelin rekord historik prej 867 paundësh të hënën, pasi monedha britanike regjistroi një tjetër rekord të ulët vjetor ndaj dollarit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›