Bjellorusi, Lukashenko rizgjidhet President, arrestohen kundërshtarët

Pjesëmarrja në votime ishte 90,66 për qind, pra rreth shtatë milionë persona, prej të cilëve pesë milionë votuan për Aleksandër Lukashenkon.
Në këto zgjedhje konkurronin dhjetë kandidatë, numër që përbën rekord për Bjellorusinë.
Arrestimi i kandidatëve opozitarë
Mediet ndërkombëtare njoftuan se pas protestave të mbrëmshme të opozitës, në kundërshtim të rizgjedhjes së Presidentit Lukashenko, policia e vendit ka arrestuar shtatë kandidatë që morën pjesë në zgjedhjet presidenciale.
Nga 10 kandidatët, Lukashenko u rizgjodh President, Jaroslav Romançuk dhe Viktor Tereshçenko janë në gjendje të lirë ndërsa shtatë kandidatët e tjerë janë vënë në pranga.
Përkrahësit e kandidatëve njoftojnë se Andrei Sanikov, Vladimir Nekliaev, Nikolai Statkeviç, Rygor Kastoussev, Vitali Rymachevski, Ales Mikhaleviç dhe Dmitri Us janë në duart e policisë.
Gjatë protestës së mbrëmshme në kundërshtim të rizgjedhjes së Presidentit Lukashenko, prej 16 vitesh në pushtet, protestuan rreth 20 mijë simpatizantë të opozitës, të cilët denoncuan falsifikimet masive./Start/
2010-12-20 10:01
[