Komisioni,seancë për 3 ambasadorët

Mazhoranca e djathtë kalon në komisionin parlamentar të ligjeve pa prezencën e opozitës katër përfaqësuesit e fundit të diplomacisë shqiptare. Sokol Gjoka, i cili është caktuar si ambasador në Rusi, Fatos Kerciku ne Republiken e Indisë, Nuri Domi në Siri dhe Gazmend Barbullushi në Mbreterinë e Hollandës. Seanca dëgjimore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Kryetari këtij komisioni Preç Zogaj tha se qëndrimi i opozitës është i pakuptueshëm dhe se diplomacia nuk duhet ngatërruar me çështje elektorale. Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Shqipëria nuk ka më asnjë ambasador të pazëvendësuar.