PD-ja, kërkon kontribut real nga aleatët

Partia Demokratike kërkon nga aleatët kontribut real në koalicion. Përballë pretendimeve të partive të vogla të djathta për një formulë bashkëpunimi që iu garanton atyre sa më shumë mandate deputetësh, vete demokratët kërkojnë një aleat i cili të mund të sigurojë vetë përfaqësimin në parlament. Sipas deputetit Preç Zogaj për të arritur një qeverisje të qëndrueshme pas 28 qershorit, PD-së i duhen aleatë të cilët mund të marrin një numër të konsiderueshëm deputetësh. Por përballë këtij qëndrimi të demokratëve të cilët kërkojnë që aleatët të konkurojnë pa patericat e PD-së, republikanët dhe liberaldemokratët deklarojnë se ende nuk janë përcaktuar parimet e ndërtimit të koalicionit me PD-në. Duket se e vetmja parti që i ka mbyllur negociatat për koalicionin është Aleanca demokratike e Neritan Cekës , i cili mesa duket do të jetë pjesë e listave të Partisë Demokratike, që në fakt është e vetmja hapësirë që lejon kodi i ri elektoral