Aksident në Sukth,plagoset rëndë 25-vjeçari
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Sukth. Një autoveturë me targa të huaja e drejtuar nga Ideal Idrizi 32 vjeç është përplasur me një kamionçinë me targa të Tiranës 5202K drejtuar nga Mikel Peqini 25 vjeç.Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit Ideal Idrizi i cili është dërguar në spitalin ushtarak të Tiranë.Sipas Policisë shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë dhe pakujdesia e drejtuesit të autoveturës.