E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne fillim te ketij takimi Kryeministri Fatos Nano falenderoi per mbeshtetjen qe Italia i ka dhene Shqiperise në fushën e mbrojtjes dhe, duke ju referuar vizites se Kryeministrit Italian, Silvio Berl

Ne fillim te ketij takimi Kryeministri Fatos Nano falenderoi per mbeshtetjen qe Italia i ka dhene Shqiperise në fushën e mbrojtjes dhe, duke ju referuar vizites se Kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni ne vendin tone gjate ketij muaji, theksoi se Shqiperia eshte e pergatitur per te dhene te tjera prova te bashkepunimit strategjik ndermjet dy vendeve.

Ministri Italian i Mbrojtjes, Martino, pasi falenderoi Kryeministrin Fatos Nano per pritjen qe i rezervoi, u shpreh se ishte i nderuar qe realizonte kete vizite ne Shqiperi, e cila konsiderohet jo thjesht nje shtet mik, por dhe nje partner i rendesishem i shtetit te tij.

Kryeministri Nano i vleresoi si elemente te qenesishem te bashkepunimit Shqiperi-Itali, rritjen e operativitetit te strukturave profesionale per te patur me shume rezultate dhe prova te besueshme ne menyre qe te veprohet shpejt drejt intergrimit te shqiperise ne strukturat Euroatlantike.
Ne kete kuader, duke ju referuar Samitit te Prages qe pritet te mbahet ne nentor te ketij viti, Kryeministri Fatos Nano tha se, sipas kendveshtrimit tim, strukturat kolektive te sigurise i ofrojne Ballkanit nje ritem kolektiv dhe ne kete pikpamje, duhet dhe nje negocim bilateral.

Ministri Italian i Mbrojtjes e mbështeti idene e Kryeministrit Nano, duke pohuar se Shqipëria ka një rol thelbësor në rajonin e Ballkanit. Ai afirmoi se Italia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin e saj në NATO.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›