E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti Nderministror i Emergjences Civile i mbedhur sot ne mbremje ne oren 19.00 eshte informuar nga Ministrat e perfshire ne kete Komitet mbi gjendjen e dites se sotme ne zonat e demtuar nga rresh

Komiteti Nderministror i Emergjences Civile i mbedhur sot ne mbremje ne oren 19.00 eshte informuar nga Ministrat e perfshire ne kete Komitet mbi gjendjen e dites se sotme ne zonat e demtuar nga rreshjet e diteve te fundit.

Ministrat informuan Komitetin se jane shperndare dy kontigjente ,te ndihmave greke dhe turke ne Shkoder dhe Lezhe, si dhe ndihmat e Karitasit italian ne Shkoder.Priten te mberrijne ndihma nga te tjera nga Italia dhe dy avione me ndihma nga Belgjika.

Lidhur me vendimin me te fundit qe miratoi Komiteti Nderministror i Emegjences Civile per ndalimin e veprimtarise se impianteve qe shfrytezojne reren dhe zhavorin ne shtreterit e lumenjve,u informua Komiteti se jane lajmeruar tashme 70 subjekte, te cileve u eshte nderprere furnizimi me energji qe nga dita e sotme.

Ne Uren e vjeter te Peshkatarit po punohet nga specialitet e Ministrise se Transportit dhe Telekomunikacionit ne bashkepunim me forcat xheniere te ushtrise shqiptare per zgjidhjen perfundimtare qe do te merrret per kete object.

Linjat hekurudhore ne mbare vendin paraqiten pa probleme.

Po sot sipas informacioneve te ministrave ,jane mbyllur portat e Hidrocentralit te Vaut te Dejes dhe te Ulzes.

Komiteti Nderministror i Emergjences Civile mori vendim per shperndarjen e kontigjentit te dyte te ndihmave falas te Qeverise Greke dhe te kontigjentit te pare te ndihmave te Qeverise Turke, per banoret e prekur nga fatkeqesia natyrore .Keto kontigjente ndihmash ne baze te ketij vendimi i cili eshte i mbeshtetur ne ligjin nr.8756 "Per Emergjencat Civile", dhe te vendimit nr.439 "Per kalimin ne administrim te Drejtorise se Pergjithshme te Rezervave te Shtetit", do te shperndahen ne; Qarkun e Shkodres :ne komunat Velipoje,Gur i Zi, Hajmel.

Ne Qarkun e Lezhes: Bashkine e Mamurrasit ,Bashkine Zejmen, Balldren, Shenkoll e Dajc.
Nje pjese e ketyre ndihmave do te shkoje ne komunat e demtuara nga rreshjet ne qarqet e Durresit dhe Fierit.

Gjithashtu Komiteti Nderministror i Emergjences Civile miratoi sot edhe udhezimin per organizimin e sherbimit vullnetar te shtetasve ne perballimin e gjendjes emergjente, ne te cilin udhezohen Prefektet apo Kryetaret e Bashkive e komunave atje ku eshte shpallur gjendja e fatkeqesise natyrore te angazhojne shtetasit per perballimin e kesaj gjendjeje .

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›