E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante ambasadorin Gjerman ne Tirane te shoqeruar nga nje grup biznesmenesh. Kryeministri ne fillim te takimit duke bere nje ekspoze per zhvillime

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante ambasadorin Gjerman ne Tirane te shoqeruar nga nje grup biznesmenesh.

Kryeministri ne fillim te takimit duke bere nje ekspoze per zhvillimet me te fundit ne Shqiperi theksoi faktin se vendi eshte mjaft afer hapjes se negociatave te marreveshjes se Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian,tregues i mjaftueshem per te garantuar investitoret e huaj per progresin e dukshem te vendit.

Kryeministri theksoi se klima e pershtashme ne Shqiperi per investime serioze te huaja ndihmohet edhe nga bashkepunimi i klases politike shqiptare per te krijuar institucione dhe tregje te standarteve europiane.
Kryeministri Nano evidentoi reformat ne ekonomine kombetare qe po ndermerren,duke nenvizuar proceduren"One Stop Shop" si nje mjet qe do te ndikoje ndjeshem ne thithjen e investimeve te huaja per shkak te thjeshtimit te procedurave burokratike dhe uljes se barres fiskale.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›