E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano u takua sot me një delegacion studiuesish te shquar amerikane per Shqiperine, të kryesuar nga e Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Elisabeth Shelton. N

Kryeministri Fatos Nano u takua sot me një delegacion studiuesish te shquar amerikane per Shqiperine, të kryesuar nga e Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Elisabeth Shelton. Ne perberje te ketij delegacioni kishte dhe shqiptaro-amerikan. Studiuesit e shquar amerikane vlerësuan progresin e bërë nga Shqipëri vitet e fundit, të cilin e quajtën progres fenomenal.

Kryeministri Fatos Nano nga ana e tij është shprehur se prioriteti i Qeverisë shqiptare është krijimi i një strategjie te re të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar se ne e ndiejmë veten më të maturuar si shoqeri, në institucione dhe në administratë etj.

Gjatë këtij takimi u hodh ideja e një bashkëpunimi të gjërë me diasporën shqiptare në SHBA, në mënyrë të vecantë në investimet në fushën ekonomike të vendit tonë. Shqipëria po përpiqet ta përshpejtojë këtë proces,- theksoi Kryeministri Nano,- përmes hapjes së një konsullate shqiptare në New York, e cila do të ketë si detyrë parësore kontaktet me biznesin shqiptaro-amerikan dhe amerikan, për thithjen e investimeve amerikane.

Zonja Shelton, nga ana e saj, vuri në dukje se prioritet ishte hapja e një konsullate në Detroit, ku edhe komuniteti shqiptar është më i madh në numër.

Kryeministri Fatos Nano theksoi se prioritet i qeverisë shqiptare është lufta kundër krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në vecanti, si dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për rikthimin e intelektualëve të emigruar nga vendi dhe frenimin e rrjedhjes së trurit nga Shqipëria.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›