E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti Olimpik hetim per moshen e gjimnazistes kineze

Koimiteti Olimpik Ndwrkombetar ka nisur nje hetim ne lidhje me moshen e gjimnasteve kineze. Gjimnastja qe fitoi 2 medalje ari dyshohet se eshte poshte moshes se lejuar 16 vjecc. Nje vit me pare, agjencia kineze e lajmeve "Xinhua" shkruante se ajo eshte vetem 13 vjec. Version multimedial i ketij lajmi. Pas hetimeve te nisura nga Komiteti Olimpik Nderkombetar drejtuesit e sportit ne Kinw reaguan duke thene se nje skandal i tille nuk ekziston. Dyshimet kryesore linden per fituesen e dy medaljeve te arta He Kexin, qe sipas zyrtareve te Komitetit nuk i ka mbushur ende 16 vjec. "Atletet qe moren pjese ne gjimnastike ishin ne moshen e kerkuar. Trupat aziatike nuk jane te njejte me ata perendimore dhe kjo ka hedhur shume dyshime, por ato nuk duhet te ekzistojne", deklaroi trajneri kryesor i gjimnastikes kineze Huang Jubin. He, e cila eshte regjistruar ne Pekin 2008 si 16 vjecare, fitoi medaljen e arte si skuader dhe individ ne gjimnastike. Ne baze te rregullave, nje gjimnaste duhet te jete 16 vjec ne hyrjen e vitit te Olimpiades dhe ditelindja e saj eshte shenuar pikerisht me 1 janar 1992. Nderkohe, trajneri i gjimnasteve femra Lu Shanzhen, deklaroi se Federata Kineze e Gjimnastikes i kishte derguar dokumentet e kerkuara Komitetit Olimpik Nderkombetar, ku sipas tij vertetohej mosha e gjimnasteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›