Hyseni- Shvarcenberg: Kosova e Gjeorgjia s'kane asgje te perbashket
"Dua te theksoj se eshte jashte logjikes qe te thuhet se nje ngjarje e justifikon nje ngjarje tjeter. Dua te them se duhet te investigohen thelle dhe te studiohet se cka ka ndodhur ne terrritorin e Kaukazit ne javet dhe muajt e kaluar dhe kjo ka ndodhur ne menyre krejt te pavarur nga Ballkani", tha ministri Shvarcenberg. Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, gjate dites ne Prage u takua me zevendeskryeministrin Aleksander Vondra dhe ministrin e Jashtem, Karel Shvarcenberg. Gjate takimeve eshte biseduar per marredheniet bilaterale, per bashkepunimin ekonomik, per raportet e Kosoves me Bashkimin Evropian. Pas takimeve ne nje konference te perbashket per gazetare, ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, ka thene se pret njohje te reja te pavaresise se Kosoves.