Parisi: Kosova eshte rast unik, nuk eshte precedent per Osetine
Zedhenesi i ministrise franceze per pune te jashtme, Frederic Desagneaux, ka thene per mediumet serbe se Kosova eshte rast unik dhe nuk mund te paraqes precedent per kerkesat e Abkhazise dhe Osetise Jugore per arritjen e pavaresise nga Gjeorgjia. "Franca mbeshtet pavaresine, sovranitetin dhe integritetin territorial te Gjeorgjise ne kufijte e saj te pranuar nderkombetarisht", ka theksuar zedhenesi i ministrise se puneve te jashtme te Frances. Desagneaux ka theksuar se eshte prioritet i Frances, si presidence e radhes e Bashkimit Evropian, zbatimi i gjashte pikave te marreveshjes mbi armepushimin te cilen e kane pranuar Rusia dhe Gjeorgjia, e para se gjitha terheqja e trupave dhe qasja e organizatave humanitare tek viktimat e konfliktit.