E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajrami-Podobnik nenshkruan memorandumin e bashkepunimit

Ne diten e trete te vizites se tij ne Republiken e Sllovenise, ministri i Sherbimeve Publike, Arsim Bajrami ka nenshkruar te premten nje Memorandum te Bashkepunimit me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor te Sllovenise, Janez Podobnik. Sic ben te ditur Zyra per Komunikim e MSHP-se, qellimi i ketij memorandumi eshte perkrahja dhe ofrimi i bazes per bashkepunim reciprok ne fushen e aktivitetit gjeodezik, ku parashihet edhe shkembimi i informatave mbi projektet e planifikuara dhe te zbatuara, shkembimi i njohurive ne projektet e perbashketa, edukimi profesional dhe trajnimi i te punesuarve, lehtesimi i shkembimit te pervojave ne hartimin e legjislacionit dhe krijimi i infrastruktures institucionale ne kete fushe, sipas marreveshjeve nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›