Nga se jane lodhur shqiptaret

Shqiptaret jane lodhur nga bojkotet qe cenojne interesat e vendit sepse shqiptaret jane lodhur me fjalime anti-amerikane dhe anti-europiane
Nga Ilir Meta
Pershendetje motra dhe vellezer te kryeqytetit Pershendetje te vecanta Levizjes Rinore per Integrim dhe ekipit te ri drejtues te kryeqytetit qe vetem pak dite me pare me pare u zgjodh ne menyren me te emancipuar dhe me demokratike sipas parimit nje anetar nje vote nga te gjithe anetaret e LSI-se se Tiranes. Sot eshte nje dite e rendesishme per te falenderuar te gjithe ju anetaret e Levizjes Socialiste per Integrim te Tiranes per ate manifestim te shkelqyer qe realizuat me 26 shtator ku treguat se LSI eshte forca politike me shume te ardhme sepse eshte e vendosur te qendroje gjithnje e hapur dhe demokratike. Ju treguat se forca e LSI-se nuk jane ata qe perfaqesojne sot ne qeverisjen e vendit ne nivele te ndryshme por forca e LSI-se jane anetaret e thjeshte te saj jane rinia e saj dhe jane intelektualet e mrekullueshem si Shezai Rrokaj Edmond Panariti apo edhe Enver Roshi e shume e shume te tjere te cilat jane angazhuar dhe kontribuojne ne kete force politike per ti sherbyer emancipimit te politikes shqiptare por njjekohesisht per te hedhur ide te rendesishme per zhvillimin e ketij vendi dhe te shoqerise sone.
Meqenese ky eshte takimi i pare me te gjithe anetaret e LSI-se se kryeqytetit per nje kohe relativisht te gjate une dua tju kerkoj ndjese per mungesen time objektive per nje vit prane anetareve dhe simpatizanteve tane ne Tirane dhe ne te gjithe vendin. E di se shume gjera me mire mund te ishin bere nga te gjithe ne gjate vitit te pare te kesaj eksperience te re me prezencen tone ne qeverine e koalicionit. Por une jam krenar dhe besoj se me mua edhe ju te gjithe sepse gjate ketij viti ne kemi arritur te konsolidojme nje proces jetik per integrimin e Shqiperise dhe te shqiptareve. Ne nje vit ne arritem te permbushim jo pak por me qindra kushte nga udherrefyesi i Komisionit Evropian ne menyre qe qytetaret shqiptare te fitojne te drejten per te udhetuar me ne fund te lire ne hapesiren shengen te Bashkimit Evropian. Per keto arritje jane bere me qindra ligje vendime qeverie dhe akte te tjera nenligjore per keto arritje jane bere me dhjetera miliona euro investime jo vetem per dokumentet e sigurise se qytetareve shqiptare por jane investime te jashtezakonshme per te forcuar dhe noterizuar kufijte e Shqiperise per te sjelle ne nje standard te ri luften kunder krimit te organizuar. Ndaj votimi i Parlamentit Evropian nuk ishte nje dhurate per Shqiperine dhe shqiptaret por ishte nje mirenjohje dhe nje vleresim i arritjeve te jashtezakonshme te Shqiperise ne me pak se nje vit. Ne kete menyre ne do mbajme premtimin tone kryesor afatshkurter gjate ketij mandati qe shqiptaret te levizin pa viza brenda ketij viti. Por ne e dime shume mire se heqja e vizave eshte vetem nje stacion me prane Bashkimit Evropian ne e dime shume mire se duhet akoma me shume pune energji perkushtim angazhim ne menyre qe shqiptaret standardet evropiane me pare ti arrijne ketu ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine. Ndaj ky eshte dhe angazhimi yne me i rendesishem dhe novator. Ne per kete kemi nevoje te domosdoshme jo thjesht angazhimin e perfaqesuesve tane ne qeveri dhe ne nivele te tjera. Per kete kemi te domosdoshme edhe angazhimin e te gjithe anetareve dhe simpatizanteve te LSI-se ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine. Kjo eshte ftesa qe une i bej sot te gjithe anetareve te kryeqytetit dhe perfitoj nga ky takim per tua bere te gjithe anetareve dhe simpatizanteve tane ne te gjithe Shqiperine. Sot eshte koha qe te gjithe perfaqesuesit e LSI-se ne pushtet duke filluar qe nga une i pari e ne te gjitha nivelet ti harrojne te shtunat dhe te dielat. E shtuna dhe e diela jone eshte me anetaret dhe me simpatizantet tane ne te gjithe Shqiperine. Procese te medha na presin dhe Shqiperia ka nevoje per angazhimin tone te jashtezakonshem. Une ju falenderoj per gatishmerine tuaj. Sot te gjithe perfaqesuesit tane ne qeverisje duhet te harrojne qe te nderrojne numrat e celulareve me qellim qe anetaret e tyre te LSI-se te mos i shqetesojne gjoja ne telefon. Ministra zevendesministra drejtore apo edhe nepunes te thjeshte duhet te bejne ate qe beri dje Ministri i Shendetesise Petrit Vasili qe vajti ne nje fshat te larget te Beratit per te takuar nje femije me probleme shendetesore. Kristina Agalliu nje vajze 12-vjecare e cila ka nevoje per ndihmen tone per ndihmen e shtetit per ndihmen e shoqerise qe te jetoje ne menyre te shendetshme si te gjithe bashkemoshataret e saj.
Ne e dime se mrekullite nuk mund te ndodhin brenda nje dite dhe as brenda nje viti kur behet fjale per standarde ekonomike dhe sociale por mrekullia behet cdo dite me angazhimin dhe perkushtimin e te gjithe neve. Mrekullia behet duke qene te vendosur ne objektivat tona duke u kujtuar per njerezit dhe per elektoratin jo nje here ne kater vjet por cdo dite te javes. Ndaj ky eshte angazhimi yne i Levizjes Socialiste per Integrim ne nuk jemi nga ato forca politike qe u kthejne kurrizin anetareve dhe simpatizanteve te tyre pasi vijne ne pushtet. Ne nuk jemi force politike e cila ka vendosur te vegjetoje duke qendruar ne pushtet. Jo Ne jemi nje force politike per integrimin e Shqiperise dhe kemi hyre ne nje koalicion per integrimin e Shqiperise Ne kemi hyre ne nje koalicion per ti dhene jete dhe per ti dhene nje perceptim te prekshem cdo dite te ardhmes se qytetareve shqiptare dhe kete duhet te demonstrojme cdo dite jo vetem duke punuar me perkushtim per qytetaret ne qeverisje por edhe duke i takuar anetaret dhe simpatizantet tane dhe duke i kerkuar mirekuptimin dhe mbeshtetjen e tyre.
Ne e dime se varferia mbetet ende nje problem serioz per nje pjese te mire te qytetareve tane por jemi te vendosur per te luftuar varferine dhe kjo do te behet me politika ekonomike te cilat do te nxisin me tej sipermarrjen e mesme dhe te vogel me politikat tona te cilat do te pershpejtojne interesimin e projekteve shume te rendesishme dhe investimeve te huaja ne Shqiperi duke thyer cdo barriere burokratike dhe korruptive. Ne nuk i kemi harruar perfaqesuesit e biznesit fason perkundrazi do te jemi shume me prane tyre dhe gjithe atyre familjeve te cilat mbahen me kete aktivitet shume te rendesishem jo vetem per ta por edhe per ekonomine shqiptare.
Ne jemi te bindur se vullneti yne jo vetem qe nuk eshte zbehur gjate ketij viti por ky vit ka qene i mjaftueshem per te reflektuar dhe per te permiresuar punen tone ne qeverisjen e vendit dhe sidomos raportin tone me njerezit tone anetaret dhe simpatizantet e LSI-se. Meqenese ketu jemi perpara anetareve te LSI-se se kryeqytetit une ju falenderoj edhe nje here per ate qe keni bere deri tani dhe jam plot besim se ne ekipin e ri dhe plot ambicje te drejtuar nga Prof. Dr. Shezai Rrokaj ne zgjedhjet e ardhshme LSI-ja do te arrije nje rezultat spektakolar ne kryeqytet ne menyre qe Tirana te jete e qytetareve te saj. Qe Tirana te jete e te rinjve te saj qe Tirana te jete e te moshuarve qe aq shume kane sakrifikuar per Tiranen dhe per gjithe Shqiperine. Ne kemi shume detyrime ndaj anetareve dhe simpatizanteve. Sepse ne nuk i kthejme kurrizin anetareve dhe simpatizanteve pasi vime ne pushtet.
Per gjashte vjet anetaret dhe simpatizantet tane kane qene ne nje presion te vazhdueshem anti-demokratik per shkak te zgjedhjeve dhe kodeve anti-LSI. Por vullneti yne per te punuar dhe per te respektuar kushtet e gares kur i vendosin te tjeret vullneti yne per ta pare demokracine si nje proces te pa nderprere na ka bere te jemi serisht sot me te forte dhe me te bashkuar si asnjehere tjeter sepse kjo force politike ka energji rinore te pa shtershme.
Ne jemi ne nje koalicion me PD per shkak te marreveshjes e cila eshte marreveshja per integrim dhe ne i kemi qendruar dhe do i qendrojme kesaj marreveshje sepse ajo eshte ne interesin e te gjithe qytetareve shqiptar. Sepse ajo eshte ne sherbim te te gjithe shqiptareve pa dallim partiake sepse interesat e vendit jane interesat me te rendesishme per LSI.
Ne e kemi ruajtur dhe do e thellojme indetitetin tone si force politike e te majtes europiane si nje force politike qe ne themelin e saj ka solidaritetin dhe humanizmin si force politike qe ka prokupim kryesor shtresat me ne nevoje te shoqerise sone.
Ne jemi te sigurte qe sfidat e ardhshme jane ato sfidat ku ne do te hyjme krenare ku ne do te hyjme me besim te plote ku ne kemi bere zgjidhjen me te mire per qytetaret dhe per Shqiperine. Jane sfidat ku ne do te dalim fitues sepse shqiptaret jane lodhur nga politika destruktive sepseshqiptaret jane lodhur nga bojkotet te cilat cenojne interesat e vendit sepse shqiptaret jane lodhur me fjalime anti-amerikane dhe anti-europiane.
Shqiptaret jane me te vendosur se kurr per integrim per dinjitet dhe per te siguruar nje te ardhme me te ndritur per te ardhmen e femijeve te tyre.
Fjala e Kryetarit te LSI-se ne Konveten e LSI se Kryeqytetit