Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar: Më 23 qershor, votuan 300 familje të ngujuara
TIRANË- Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka prezantuar të hënën, përmes një konference për shtyp, konkluzionet e ekspeditës kombëtare të misionarëve të pajtimit.
Siç u bë e ditur nga rezultatet e Komitetit, në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, arritën të votojnë rreth 300 familje të ngujuara dhe të fshehura. Ndonëse në fillim të vitit Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar paraqiti një sërë kërkesash për përmirësimin e situatës.
Kryetari i komitetit, Gjin Marku bëri me dije se “Nga 1221 familje të ngujuara e 3800 të fshehura nga hasmëria, u bë e mundur që 260 nga familjet e fshehura dhe 47 të ngujuara të shqëroheshin nga misionarët për në qendrën e votimit. Për shkak se kërkesa jonë për kuti të lëvizshme u refuzua nga KQZ”, tha Marku.
Për të mundësuar votimin e sa më shumë qytetarëtve, grupet e komitetit u aktivizuan në 2800 fshatra, 300 komuna dhe 60 bashki. Rreth 30000 familje që kanë konflikte toke në fshat dhe kanë lëvizur më metropole pa e ndryshuargjendjen civile e kanë patur të veshtirë të shkonin për të votuar në zonat ku kanë qenë të regjistruar.
Siç bëhet e ditur, kjo ekspeditë ka nisur punën prej 6 janarit të këtij viti. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtare vëren se “Megjithëse fenomeni i vrajseve dhe plagosjeve ruajti të njëjtin intensitet si në vitin 2012, përgjatë fushatës elektorale ndodhën më pak vrasje se në muajt para dhe pas saj”.
(e.m/ata/BalkanWeb)