Pretenca e Prokurorisë: Burg përjetë për Viktor Gushin
TIRANE - Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për supergrabitësin e bankave Viktor Gushi, mbi të cilin rëndojnë gjithsej 18 akuza, nga të cilat 2 raste për “Vjedhje me pasojë vdekjen”, tetë raste për “vjedhje me armë”, pesë raste për “vjedhje me armë në tentativë”, tre raste për “plagosje e rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Viktor Gushi, akuzohet për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj në 2011 dhe një vit më vonë ai ekzekutoi edhe arkëtaren e një banke në Tiranë, Leonora Kaloçi.
Në pretencën e prokurorisë, vrasjet janë kryer nga Gushi, madje ai vetë ka pranuar se i ka kryer vrasjet për të përvetësuar pasuritë e tyre, që më pas i përdorte për të luajtur në kazino.
Gjykata i ka dhënë kohë avokates Vjollca Pustina për të përgatitur mbrojtjen, ndërkohë që seanca e radhës u caktua për në datën 9 shtator, kur do të jepet verdikti përfundimtar për Viktor Gushin.
Gjatë seancave të mëparshme gjyqësore, Viktor Gushi është shprehur i penduar, madje dhe u ka kërkuar falje familjeve të personave që ka vrarë.
Madje pala mbrojtëse lemzoi ën gjykatë edhe deklaratën e pendesës së të pandehurit Viktor Gushi, ku citohej: “U kërkoj ndjesë publike familjeve, të cilat sot kur unë po gjykohem, nuk kanë një nga familjarët, që unë padrejtësisht i kam marrë jetën. Përveç pendimit që kam shprehur në momentin e parë, brenga ime vazhdon të më shqetësojë dhe në të njëjtën kohë të më vrasë edhe ndërgjegjja, pasi i kam marrë jetën në mënyrë të padrejtë njërit prej familjarëve të personave që ndodhen sot këtu. Por, e gjitha kjo ka ardhur, pasi jeta ime e mëparshme ka qenë jo e mirë. Jeta ime ka qenë e stresuar, gjë që ka ndikuar në formimin tim”.
(er.nu/BalkanWeb)