Komiteti i Sigurisë: Situata e qetë
PRISHTINE - Komitetit për Siguri në Mitrovicë e vlerësoi sot përgjithësisht të qetë gjendjen e dy javëve të fundit, pavarësisht tre incidenteve në veri.Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ylber Durmishi tha se situata ka qenë e qetë, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe në veri kanë ndodhur tre incidente, të cilat megjithatë nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme.Në këtë kontekst, ai përmendi hedhjen e një mjeti shpërthyes në një shtëpi të një familjeje shqiptare në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, sulmin e një grupi serbësh ndaj punëtorëve shqiptarë të një kompanie në Kroin e Vitakut si dhe sulmin me gurë ndaj një autobusi me shqiptarë në veri.Durmishi përmendi edhe çështjen e vendosjes së kamerave në veri të qytetit nga strukturat paralele, për të cilat kanë raportuar mediat, për çka kërkoj nga strukturat e policisë që të ndërmarrin masa dhe të sqarojnë situatën.Për gjendje të qetë kanë raportuar edhe përfaqësuesit e KFOR-it të pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Sigurisë.Në takimin e sotëm të Komitetit të Sigurisë për herë të parë mori pjesë edhe kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i cili vlerësoi si shumë të rëndësishëm funksionimin e këtij mekanizimi, që ka mundësuar koordinimin ndërmjet strukturave politike dhe të atyre të sigurise.(s.c/Balkanweb)