Sondazhi, maqedonasit: 6 muajt në vijim, vendimtarë për "emrin"
Sipas një ankete të realizuar nga Instituti për Demokraci Sociale "Progres" në Maqedoni, 61 për qind e qytetarëve vlerësojnë se gjashtë muajt e ardhshëm janë vendimtarë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Sipas të dhënave të këtij hulumtimi, 44 për qind e të anketuarve vlerësojnë se nëse në gjashtë muajt e ardhshëm nuk gjendet zgjidhje për emrin, do të përkeqësohen marrëdheniet ndëretnike në vend, 25 nuk janë pajtuar me këtë, ndërsa 31 nuk kanë dhënë një përgjigje. Si plotësim, duke e marrë parasysh paralajmërimin e partive politike shqiptare për radikalizim të mundshëm të situatës nëse Republika e Maqedonisë edhe pas 6 muajve nuk realizon përparim në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, shumica e të anketuarve ishin të mendimit se situata nuk do të tensionohet.