E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi, ofensivë diplomatike për negociata me Kosovën

Ky vit do të karakterizohet me kërkesën e Beogradit për zgjidhjen për Kosovën dhe ky do të jetë problemi
kryesor dhe më i vështirë të cilin autoritetet e Serbisë synojnë ta zgjidhin. Kështu shkruan gazeta "Blic" që citon kreun e qeverisë serbe, sipas së cilit tashmë janë ndërmarrë hapat që menjëherë "një ditë pas shqiptimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të thirret seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së" dhe të nisë "depërtimi dhe përparimi i shpejtë" në fillimin e negociatave dhe në gjetjen e zgjidhjes midis Beogradit dhe Prishtinës. Lajmi është bërë i ditur për gazetën "Blic" të Beogradit, nga një burim i afërt me autoritetet serbe, duke theksuar se pa këtë, nuk do të jetë e mundshme të realizohet qëllimi strategjik i Serbisë - anëtarësimi në BE. Edhe ekspertët serbë të politikës së jashtme kanë thënë se pa një zgjidhje për Kosovën nuk mund të jetë jo vetëm i lehtë, por as i shpejtë, plani i autoriteteve serbe që të bëhet një "depërtim i shpejtë: në zgjidhjen e problemit kryesor të Serbisë. Gazeta konstaton se në rajon vetëm Rumania dhe Bosnja e Hercegovina nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa nga të tjerët vetëm Mali i Zi nuk e ka shkëmbyer ambasadorin me Prishtinën. Beogradi ndaj çdo hapi të bashkëpunimit të fqinjëve me Kosovën reagon negativisht dhe i përkeqëson marrëdhëniet në rajon- shkruan më tej "Blic".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›