E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliband në Pakistan: Të forcojmë marrëdhëniet

Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Miliband ndaloi të dielën në Pakistan, në vizitën e tij të gjashtë zyrtare ndërsa të dielën mbërriti në Karachi. Miliband vizitoi varrin e themeluesit të Pakistanit Quaid-e-Azam Mohammad Ali Jinnah. Ai vendosi një kurorë me lule mbi varrin e tij dhe la edhe një shënim në librin e vizitorëve. Miliband u tha personaliteteve të larta se kishte patur takime pozitive me të rinj pakistanezë. "Në të gjitha këto takime, unë kam theksuar rëndësinë dhe angazhimin që Britania e Madhe ka në marrëdhëniet e saj me Pakistanin. Unë kam theksuar vendosmërinë për t'i parë këto raporte të rriten ", shtoi më tej Miliband.
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e një Pakistani të fortë për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë Azinë Jugore. Rreth 35 persona, shumica e tyre, aktivistë rivalë të politikës, janë vrarë gjatë tre ditëve të dominuara nga dhuna, në zonën e Karaçit, qyteti më i madh i Pakistanit që ka një histori të gjatë të gjakderdhjeve, edhe pse vitet e fundit ka qenë relativisht më i qetë. të dielën e vonë, Miliband u takua me presidentin e Pakistanit Asif Ali Zardari. Ata diskutuan për disa çështje midis tyre, ndër të cilat edhe për Konferencën e Londrës për Afganistanin, që pritet të zhvillohet në 28 janar. takimi i mbështetur nga OKB-ja, e që do të kryesohet nga Miliband, ishte menduar në fillim që do të mbahej në Kabul, por në nëntor u vendos se do të ndryshohej vendi i samitit, dhe ky do të ishte Londra.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun dhe presidenti afgan Hamid Karzai do të marrin pjesë në këtë takim, së bashku me përfaqësuesit e më shumë se 43 vendeve të përfshira në Forcën e Ndihmës për Sigurinë Ndërkombëtare (ISAF) në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›