Komiteti i strategjive, Berisha: Prioritet për projektet e BE-së
Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha u mblodh sot Komiteti i Planifikimit të Strategjive, i cili mori në shqyrtim një nga një, një seri projektesh të rëndësishme, të financuara nga Komisioni Evropian, me qëllim finalizimin e tyre, në kohën më të shkurtër të mundshme.
Duke marrë fjalën, kryeministri u shpreh se Ministria e integrimit, e cila mbikëqyr ecurinë e projekteve, ka veçuar, së bashku me Departamentin e Koordinimit dhe të Bashkërendimit të Strategjive dhe ndihmës së huaj, këto projekte dhe i ka sjellë për një shqyrtim më të hollësishëm, në këtë komitet, ku janë të përfaqësuar të gjitha institucionet , sidomos ato të lidhura me projektet që do të shqyrtohen.
Kryeministri vuri në dukje se në disa raste, për shkak të kompleksitetit është i nevojshëm një qëndrim i ri, ndaj projekteve në fjalë. "Disa prej këtyre projekteve kanë tetë vite në zbatim e sipër. është marrë me trajtimin e tyre, por kjo mbledhje duhet tu japë përgjigje përfundimtare."
Duke evidentuar se ka projekte, të cilat datojnë që nga vitit 2002 apo 2003, Kryeministri theksoi se është shumë e rëndësishme që kjo mbledhje tu japë përgjigje të gjithë problematikës së këtyre projekteve , në mënyrë që ato të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur. "Në ndonjë rast mund të ketë nevojë për ndryshim të mbikëqyrjes së projektit. Në raste të tjera ka domosdoshmëri për ndërhyrje edhe në buxhetin e shtetit, sepse disa nga këto projekte datojnë që nga viti 2002 apo 2003, disa janë projekte që bashkëlidhen me projekte të tjera, por është shumë e rëndësishme që kjo mbledhje tu japë përgjigje të gjithë problematikës së këtyre projekteve në mënyrë që ato të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur."